E pabesueshme mënyra se si u prit lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un vetëm për përurimin e një ferme të re.

Lideri suprem i Koresë së Veriut hodhi lopatën e parë për nisjen e këtij projekti që sipas tij do të modernizojë agrikulturën në vend.

Ferma parashikohet të jetë 250 hektarë dhe për ndërtimin e saj do të duhen 8 muaj. Në ceremoni u hodhën fishekzjarrë të shumtë dhe madje pati dhe një spektakël me traktorë.

Vendi komunist prej vitesh tashmë ka problem me furnizimin me ushqime, kjo edhe për shkak të sanksioneve të vendosura nga perëndimi ndaj tij.