Presidenti amerikan ka akuzuar homologun e tij ukrainas se po përpiqet të “tërhiqet” nga marrëveshja vetëm disa orë pasi republikani pranoi se ishte “i acaruar” me Vladimir Putinin.
Lideri amerikan kërcënoi se do të vendoste sanksione të ashpra ndaj Moskës për shkak të thirrjeve të përsëritura të Putinit që Ukraina të zgjedhë një president të ri.
Mad Vlad pretendoi se Ukraina ka nevojë për “udhëheqje të re” një lëvizje që Trump paralajmëroi se mund të prishë negociatat e brishta të paqes.
Trump premtoi të gjunjëzonte ekonominë ruse nëse bisedimet e paqes dështojnë, duke përfshirë një tarifë prej 25-50% për naftën ruse dhe sanksione të gjera dytësore.
Por lideri i zëshëm gjithashtu shprehu zhgënjimin e tij ndaj Zelenskyt më vonë gjatë ditës, duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One.
Ai tha me nervozizëm: “Zelensky, nga ana tjetër, po përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla dhe nëse e bën këtë, do të ketë probleme.
“Probleme të mëdha, shumë të mëdha!
“Ai kurrë nuk do të bëhej anëtar i NATO-s. Nëse po përpiqet të rinegociojë marrëveshjen, do të ketë probleme të mëdha.
Kjo përplasje me Rusinë dhe Ukrainën erdhi pasi Zelensky shkroi në X (ish-Twitter) për të dënuar Putinin që po zvarrit luftën me justifikime.
Ai tha: “Putini po luan të njëjtën lojë që ka luajtur që nga viti 2014.
“Kjo është e rrezikshme për të gjithë dhe duhet të ketë një përgjigje të duhur nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe të gjithë partnerët tanë globalë që kërkojnë paqen.”
Zelensky gjithashtu paralajmëroi liderët botërorë në Paris javën e kaluar se Putini nuk ka asnjë synim të ndalë luftën.
Shefi negociator i Putinit, Grigory Karasin, konfirmoi se Kremlini nuk është në ngut për t’i dhënë fund gjakderdhjes duke shpërfillur drejtpërdrejt kërkesën e Trumpit për një armëpushim të shpejtë.//TheSun
