Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se nuk do ta pranojë propozimi ne paqes së Iranit.

Në një deklaratë të bërë së fundmi, Trump u shpreh se e hodhi tutje propozimin sapo lexoi fjalinë e parë, të cilën e cilësoi si të papranueshme. Më tej, presidenti amerikan hodhi mundësinë e pranimit të një marrëveshjeje që do të përfshinte një ndalim 20-vjeçar të aktivitetit bërthamor.

“Njëzet vjet janë të mjaftueshme, por na duhet një nivel i caktuar garancish… duhet të jenë 20 vjet të vërteta”, u shpreh ai.

Trump kërcënoi gjithashtu me sulme të reja, teksa tha se mund të ndërhyjnë sërish në Iran për të bërë pak “pastrime”.

“Ne në fakt e kemi zhdukur ushtrinë e tyre. Mund të na duhet të bëjmë pak pastrim sepse patëm një armëpushim të shkurtër njëmujor”, shtoi ai.

Komentet e tij erdhën pasi ministri i jashtëm i Iranit deklaroi se nuk ka “besim” tek administrata Trump për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje paqeje, por se SHBA-të po kërkonin negociata të reja. Teherani po përpiqet t’i japë një shans diplomacisë, por do të negociojë me Uashingtonin vetëm nëse beson se e merr seriozisht paqen, tha Abbas Araghchi në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të BRICS në Nju Delhi.