
Grupe protestuesish u mblodhën në kryeqytetin italian, Romë, për të ngritur zërin kundër përdorimit të maskës si mënyrë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Organizatorët përfshinin partinë e djathtë ekstreme Forza Nuova (FN), lëvizjen anti-vax dhe grupet civile që e mohojnë virusin, të cilat ankohen prej kohësh për për të gjitha masat paraprake të marra kundër Covid 19 nga qeveria italiane.
Askush nga protestuesit në demonstratë nuk u pa të mbante maskë fytyre. Me gati 1,700 raste të reja të shtunën, Italia ka konfirmuar gjithsej 276,338 infeksione.
Shumica e rasteve të fundit kanë qenë të lidhura me vendet e njohura të pushimit, sidomos ato në ishullin e Sardenjës. Bilanci total i vdekjeve nga kjo sëmundje në Itali sot është 35,534. Por së fundi, numri i jetëve të humbura ka rënë ndjeshëm.
