Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Meksikës duke protestuar kundër qeverisë.
Në kryeqytetin e venditn, njerëzir mbushën rrugët kundër krimit të dhunshëm dhe presidentes Claudia Shenbaium.
Kjo e fundit tha se marshimet, të clat u mbajtën edhe në qytete të tjera, ishin financuar nga politikanë të krahut të djathtë që kundërshtojnë qeverinë e saj.
Të paktën 120 persona, mes tyre 100 oficerë policie mbetën të plagosur, ndërsa autoritetet kanë arrestuar 20 persona për krime, duke përfshirë grabitje dhe sulme.
Demonstruesit çmontuan pjesë të një barriere që mbronte Pallatin Kombëtar, ku jeton Sheinbaum. Policia që mbronte kompleksin përdori gaz lotsjellës ndaj turmave.
Tubimi u organizua nga grupet e të rinjve të të ashtuquajturës të Gjenerata Z, duke marrë mbështetje nga qytetarët që protestojnë kundër vrasjeve. Vetëm disa javë më parë vendi u trondit nga vrasja e kryetarit të bashkisë së Uruapan, Carlos Manzo, i cili kishte bërë thirrje për veprime të ashpra kundër karteleve.
Manzo u qëllua më 1 nëntor ndërsa merrte pjesë në një festival të Ditës së të Vdekurve.
Ai ishte i njohur pasi kishte folur hapur për bandat e trafikut të drogës në qytetin e tij dhe dhunën e karteleve dhe kishte kërkuar veprime të ashpra kundër anëtarëve të armatosur të karteleve që terrorizojnë vendin.
Sheinbaum ka vepruar kundër karteleve, por i ka rezistuar thirrjeve për një luftë tjetër të përgjithshme kundër drogës. Përpjekjet e mëparshme nga paraardhësit e saj kanë përfunduar me rezultate të përgjakshme.
Edhe pse ka pasur mbështetje në vitin e saj të parë në detyrë, Sheinbaum është kritikuar për dështimin në ndalimin e dhunës që ka përfshirë vendin, teksa përballet me armiqësi në rritje edhe nga fqinjët e Meksikës.
