Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka reaguar pas episodeve të dhunës të regjistruara gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë, në protestat e thirrura nga grupimi “Gjenerata Z”. Ai ka deklaruar se qeveria e tij nuk do të tolerojë aktet e dhunës, ndërsa ka paralajmëruar ndëshkime për personat që sulmojnë policinë dhe shërbimet e emergjencës apo kryejnë grabitje.

https://2336fc49d369f081d7ada7d620923e28.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Në fjalimin e tij, i cili do të mbahet në konferencën e drejtuesve lokalë të Unionit Kristian-Demokrat (CDU) në Berlin, Merz theksoi se dhuna nuk ka vend në rrugët gjermane.

“Dhuna nuk ka vend në rrugët tona dhe qeveria ime nuk do të tregojë tolerancë në këtë drejtim. Kushdo që sulmon policët dhe shërbimet e emergjencës, si dhe grabit dyqane, sulmon lirinë tonë, tallet me shoqërinë dhe me interesat legjitime të të rinjve. Shkelësit e ligjit do të ndiejnë forcën e plotë të tij”, thuhet në fjalimin e kancelarit.

Merz deklaroi gjithashtu se i kupton shqetësimet dhe kërkesat e të rinjve, duke bërë dallimin mes protestuesve paqësorë dhe personave që u përfshinë në akte dhune.

Gjatë fundjavës, mijëra të rinj dolën në protesta në disa qytete gjermane. Ndërsa pjesa më e madhe e tubimeve u zhvillua në mënyrë paqësore, në Frankfurt dhe qytete të tjera pati përplasje me policinë, dëmtime të bizneseve dhe grabitje. Në Frankfurt u raportuan mbi 100 efektivë policie të plagosur.

Top Channel