Protestat masive në Francë kanë shkaktuar dëme të mëdha në shkolla. Sipas zyrtarëve rajonalë, dëmet në rreth 40 shkolla arrijnë në afërsisht 3 milionë euro. Gjatë protestave janë shkatërruar mobilie, thyer dyer dhe dritare, ndërsa disa gardhe janë rrëzuar.
Një nga shkollat më të dëmtuara është shkolla e mesme Nelson Mandela, ku një zjarr i madh shkatërroi hyrjen dhe zonën e pritjes. Vetëm riparimi i kësaj shkolle pritet të kushtojë të paktën 2 milionë euro.
Për shkak të dëmeve të mëdha, shkolla Nelson Mandela do të qëndrojë e mbyllur deri në nëntor. Ndërkohë, autoritetet e rajonit La Loire kanë bërë të ditur se 12 shkolla të mesme kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Pra, përveç kërkesave të nxënësve për kushte më të mira në arsim, protestat kanë sjellë edhe dëme të mëdha materiale në shkollat e qytetit.
