Mbi 500 persona humbën jetën dhe rreth 10,000 arrestime, ky është bilanci i protestave në Iran, ndërsa numrat vazhdojnë të rriten. Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar Agjencinë e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA, raporton se 538 persona janë vrarë deri më tani.
Këtu përfshihen 490 protestues dhe 48 personel sigurie iranian. Reuters nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur shifrat dhe autoritetet iraniane nuk kanë dhënë shifra nga trazirat për të cilat fajëson’ rebelët’ të inkurajuar nga fuqitë e huaja
