Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i quajti protestuesit antiqeveritarë vandale të cilët përpiqen t’i bëjnë qejfin presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një reagim të parë për protestat që kanë shpërthyer në të gjithë Iranin, Khamenei deklaroi se e gjithë bota duhet ta dijë se Republika Islamike erdhi në pushtet përmes gjakut të disa qindra mijëra njerëzve të ndershëm dhe nuk do të tërhiqet përballë atyre që e mohojnë këtë. Më vonë, në komentet e bëra në një tubim mbështetësish dhe të transmetuara në televizionin shtetëror, Khamenei e perforcoi qëndrimin e tij, duke thënë se Irani nuk do të hezitojë të merret me “elementët shkatërrues”.
Irani gjithashtu i dërgoi një letër Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke fajësuar SHBA-në për shndërrimin e protestave në atë që i quajti “akte të dhunshme dhe vandalizëm të përhapur” në Iran.
Protestat, të cilat hynë në javën e dytë, shpërthyen për shkak të ekonomisë dhe janë shndërruar në më të mëdhatë në vite – duke çuar në thirrje për t’i dhënë fund Republikës Islamike.
Të paktën 65 protestues dhe 14 anetare te personelit te sigurise janë vrarë, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.
Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara akuzoi SHBA-në për “ndërhyrje në punët e brendshme të Iranit përmes kërcënimeve, nxitjes dhe inkurajimit të qëllimshëm të paqëndrueshmërisë dhe dhunës”, në një letër drejtuar Këshillit të Sigur
