Spanja do t’u drejtohet kutive të votimit më herët nga sa ishte parashikuar. Kryeministri Pedro Sánchez ka vendosur të ndërpresë legjislaturën dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor, në një moment kur qeveria e tij po përballet me presion të fortë për shkak të krizës së strehimit dhe vështirësive për të siguruar votat e nevojshme në Parlament.

Vendimi u njoftua pasi Kongresi rrëzoi dy dekrete të qeverisë që synonin të ndërhynin në tregun e banesave dhe të forconin mbrojtjen e qiramarrësve.

Pas humbjes së votimeve parlamentare, Sánchez kaloi fundjavën duke zhvilluar konsultime me ministra dhe drejtues të Partisë Socialiste për të vendosur nëse qeveria do të vazhdonte mandatin apo vendi do të shkonte para kohe në zgjedhje.

Në fund, kryeministri zgjodhi alternativën e dytë.

Në deklaratën e tij, Sánchez pranoi se ekzekutivi kishte bërë gabime dhe se nuk kishte arritur të realizonte të gjitha objektivat e vendosura. Ai argumentoi se për të çuar më tej programin e qeverisë nevojitet rinovimi dhe zgjerimi i mbështetjes qytetare.

Kriza e banesave është kthyer ndërkohë në një prej çështjeve më të nxehta sociale në Spanjë.

Gjatë fundjavës, demonstrata të mëdha u zhvilluan në qytete të ndryshme, ndërsa vetëm në Madrid autoritetet raportuan rreth 70 mijë pjesëmarrës. Protestuesit kërkojnë masa më të forta kundër rritjes së qirave, dëbimeve nga banesat dhe vështirësive gjithnjë e më të mëdha për të siguruar një shtëpi me çmim të përballueshëm.

Në Puerta del Sol të Madridit protestuesit ngritën gjithashtu një kamp, duke e vendosur çështjen e strehimit në qendër të debatit publik.

Një nga ngjarjet që nxiti më tej zemërimin publik ishte rasti i një gruaje 87-vjeçare në Madrid, e cila u dëbua nga banesa ku kishte jetuar për dekada pasi nuk mund të përballonte rritj