Së fundmi CEO i Ferrarit, tha se kompania nuk ka plane të shtojë prodhimin për të përmbushur kërkesën. Benedetto Vigna tha për CNBC se:

Ne jemi një markë që nuk po kërkon vëllim. Ne jemi një markë që kërkon vlerë dhe respekton klientin. Për ne, klienti është shumë i rëndësishëm. Klienti po i jep një vlerë makinave tona sepse ato janë unike, janë të kufizuara, janë ekskluzive. Ne mund të bënim më shumë, por kjo nuk ka kuptim. 

Çmimi i aksioneve të kompanisë është rritur 44% gjatë vitit të kaluar, me një vlerësim më të lartë se Ford ose General Motors, duke krijuar presion nga aksionerët për të vazhduar rritjen e fortë të shitjeve dhe vëllimit. Ferrari gjithashtu pritet të ketë një kontroll të ngushtë në prodhim. Vitin e kaluar, Ferrari prodhoi 13,221 automjete, një rritje prej 18,5% krahasuar me vitin 2021.