
Një nga arsyet pse Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip është fakti se nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes.
Kjo vjen pasi Princi Harry mbërriti vetëm të dielën në Britani. Një zëdhënës i Pallatit Buckingham gjithashtu konfirmoi që Meghan është këshilluar nga mjeku që të mos udhëtojë sepse është 6-muajshe shtatzënë.
“Meghan tha se shqetësimi i saj kryesor tani është mbështetja ndaj Harry-t. Meghan thotë se gjatë kësaj kohe kur familja duhet të bashkohet, të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe të bëhen në një. Kjo është ajo që Philip do të dëshironte dhe se është e gatshme të falë dhe të ecë përpara”, tha një burim për “Daily Mail”.
Pavarësisht se nuk u bashkua me Princin Harry në Mbretërinë e Bashkuar, miqtë thonë se dukesha dhe Princi Philip kishin një raport të veçantë dhe se ajo e admironte të ndjerin. “‘Meghan tha që pjesëmarrja ose mospjesëmarrja në varrimin e tij nuk do të ndikojë në raportin e saj më Mbretëreshën”, tha një tjetër burim.