ShBA dhe Irani kanë arritur marrëveshje për një armëpushim dyjavor.

Me këtë rast, kanë filluar lëvizjet e transportit detar nëpër Ngushticën e Hormuzit. Të dhënat kanë treguar numër të vogël të lëvizjeve në këto orët e para.

Por pse është kaq e rëndësishme kjo ngushticë?

Ngushtica e Hormuzit është një arterie kyçe tregtare përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e naftës botërore.

Rreth 3 mijë anije zakonisht lundrojnë nëpër këtë ngushticë çdo muaj. Mirëpo, kjo shifër ishte ulur ndjeshëm kohët e fundit.

Ngushtica e Hormuzit është një kanal jetësor për importet në Lindjen e Mesme, duke përfshirë ushqimin, ilaçet dhe furnizimet teknologjike.