Një psikologe 26-vjeçare në Kaliforni është përballur me akuza të rënda penale, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një pacient të mitur, të cilin e kishte nën kujdes profesional.
Sofia Ann-Buitron Drotts, nga San Francisko, u arrestua dhe u akuzua për disa vepra penale, mes tyre marrëdhënie seksuale të paligjshme me të mitur, dërgim të materialeve të papërshtatshme për një të mitur dhe posedim të materialeve me abuzim seksual ndaj fëmijëve.
Sipas autoriteteve, Drotts punonte si psikologe e shëndetit mendor në Qendrën e Paraburgimit për të Mitur “John Davis”, ku adoleshenti ishte caktuar si pacient i saj.
Prokuroria pretendon se marrëdhënia mes tyre nisi në muajin prill dhe vazhdoi deri më 14 korrik, datë në të cilën 26-vjeçarja u arrestua pas një denoncimi të bërë nga një mbikëqyrës i Departamentit të Provës së qarkut.
Ndërkohë, familja e të miturit ka ngritur një padi civile ndaj autoriteteve të qarkut, duke pretenduar se abuzimi kishte nisur rreth dy vite më parë, kur djali ishte rreth 15 vjeç.
Sipas padisë, psikologia dyshohet se ka shfrytëzuar pozicionin e saj profesional për të krijuar fillimisht një lidhje emocionale të papërshtatshme me adoleshentin, e cila më pas, sipas akuzave, u shndërrua në një marrëdhënie seksuale.
Çështja mbetet nën hetim, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë publike të tjera detaje mbi ecurinë e procedimeve penale.
