Siç raporton BBC, lideri i Wagner, Evgeny Prigozhin ka vdekur së bashku me nëntë të tjerë që ishin në bordin e avionit.  Siç njoftuan shërbimet ruse, një avion privat u rrëzua në rajonin Tver të Moskës, duke vrarë të dhjetë personat në bord.

Sipas mediave ruse, lideri i Wagner, Evgeny Prigozhin, ka vdekur pasi ka hipur në aeroplanin që thuhet se është i tij.

“Një avion privat Embraer Legacy që udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, u rrëzua pranë fshatit Kuzhenkino në rajonin Tver. 

Në bordin e avionit ndodheshin 10 persona, përfshirë 3 anëtarë të ekuipazhit. Sipas informacioneve të para, “të gjithë në bord kanë vdekur”, tha ministria në një reagim emergjent në Telegram.