Teksa ushtria e saj po has çdo ditë e më shumë në vështirësi dhe në rezistencën e Ukrainës, Rusia po përpiqet me çdo mënyrë të armatosë dhe të forcojë trupat në teren.

Së fundmi, në një video të postuar nga autoritetet ukrainase, tregohet se si rusët përdorin simbolet e kryqit të kuq për të transportuar armë. Ata mbushnin makinat e tyre me armë, ndërkohë që i “maskonin” si makinat e Kryqit të Kuq, për t’i transportuar pa kontrolle.

Sipas autoriteteve në Ukrainë, kjo është një shkelje e të drejtave njerëzore, pasi makinat e Kryqit të Kuq janë për të ndihmuar të plagosurit, teksa trupat ruse abuzojnë.