Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se “koha po mbaron”, ndërsa bisedimet për përfundimin e konfliktit kanë mbetur në vendnumëro.
Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump shkroi se Teherani duhet të veprojë shpejt për të shmangur pasoja të rënda.
“Ata duhet të lëvizin SHPEJT, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre. KOHA ËSHTË THELBËSORE!”, deklaroi presidenti amerikan, raporton BBC.
Mesazhi i Trump erdhi pasi ai zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, raportojnë mediat izraelite duke cituar zyrën e Netanyahut.
Nga ana tjetër, mediat iraniane raportojnë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ofruar asnjë lëshim konkret në përgjigje të propozimeve të fundit të Teheranit për t’i dhënë fund konfliktit.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare Mehr, mungesa e kompromisit nga Uashingtoni mund të çojë në një “ngërç në negociata”.
Sipas imazheve me Inteligjencë Artificiale, që Trump i ka publikuar në “Truth”, Irani ka vetëm disa orë kohë për të pranuar ultimatumin e tij, ose ai kërcënon të shtypë “butonin e kuq”. Imazhi i inteligjencës artificiale, i titulluar “Fuqia Hapësinore”, tregon gjithashtu një shpërthim bërthamor.

