Në Selinë e Shenjtë, të gjitha sytë janë drejtuar kah oxhaku i famshëm i Kapelës Sistine, ndërsa bota pret me ankth lajmin për zgjedhjen e Papës së ri.
Në orët e paradites, pamjet direkte nga çatia e kapelës treguan dy pulëbardha të ulura qetësisht mbi kulm por asnjë shenjë tymi nuk doli nga oxhaku, duke treguar se zgjedhja ende nuk është bërë.
Zakonisht, nëse nga oxhaku del tym i bardhë, kjo është shenjë se kardinalët kanë arritur në një përfundim dhe Papa i ri është zgjedhur. Në të kundërt, tym i zi ose mungesa e tymit sinjalizon se nevojitet një raund tjetër votimi.
Raundi i votimit i planifikuar për në orën 09:30 me orën britanike (10:30 me orën lokale) duket se është shtyrë, ose ende nuk ka dhënë rezultat. Mundësia tjetër për një vendim pritet të jetë rreth orës 11:00 (12:00 lokale).
Ndërkohë, atmosfera në Vatikan është përplot emocion dhe vëmendje. Transmetimi i drejtpërdrejtë nga Kapela Sistine po ndiqet nga miliona besimtarë në të gjithë botën.
