Presidenti rus, Vladimir Putin, mbetet i interesuar për të zgjidhur luftën në Ukrainë përmes negociatave dhe pret bashkëpunim të drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë për VGTRK, sipas agjencisë TASS.
“Putin, ashtu si Trump, mbetet i interesuar dhe i hapur për ta çuar çështjen ukrainase drejt një përfundimi paqësor. Ne mbështetemi te Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump personalisht që të angazhohen dhe të kontribuojnë në këtë proces”, theksoi Peskov.
Megjithatë, ai akuzoi Europën për përpjekje që synojnë të zgjasin konfliktin.
“Për fat të keq, nga njëra anë kemi regjimin e Kievit dhe, nga ana tjetër, vendet evropiane që po bëjnë gjithçka që munden për të nxitur përshkallëzimin. Ata po bëjnë gjithçka që munden për të zgjatur luftën dhe për të inkurajuar Zelenskyn ta vazhdojë atë,” u shpreh Peskov.