Një punonjës në ambasadën e Ukrainës në Madrid është plagosur në një shpërthim që ndodhi teksa ai po merrte një letër, ka thënë policia.

Anëtari i stafit pësoi lëndime të lehta dhe shkoi në spital për ndihmë, tha policia.

Detektivët po hetojnë incidentin, të ndihmuar nga hetuesit e mjekësisë ligjore dhe inteligjencës, shtuan ata.

Zona përreth ambasadës ishte e rrethuar, njoftoi transmetuesi shtetëror TVE.