Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s do të zhvillojnë sot një mbledhje të jashtëzakonshme në Bruksel. 

Bëhet me dije se e pranishme do të jetë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në takimin e kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, marrin pjesë edhe Finlanda dhe Suedia, vende partnerë operacionalë të NATO-s, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell.  

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve aleate pritet të diskutojnë mbi pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës duke konfirmuar se vendet e NATO-s vijojnë të reagojnë plotësisht të bashkuar dhe në unison ndaj krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që prej dekadash./ Gazeta Shqip