Nëse Shtetet e Bashkuara i japin Ukrainës raketat me rreze të gjatë veprimi Tomahawk, marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit do të shkatërroheshin.
Kjo ka qenë deklarata e fortë e presidentit rus Vladimir Putin, pak para takimit të Donald Trump me Volodymyr Zelensky.
Kreu I Kremlinit tha gjithashtu se personeli ushtarak amerikan do të duhet të përfshihet drejtpërdrejt në përdorimin e raketave dhe ky veprim do të shkaktonte një fazë krejtësisht të re të përshkallëzimit.
Raketat Tomahaëk kanë qenë një kërkesë e hershme e Kievit, me qëllim për të goditur objetivat brenda Rusisë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua këtë të premte me përfaqësues të Kompanisë Amerikane Raytheon, kompani kjo e cila prodhon raketat Patriot dhe Tomahaëk.
Këto me rreze të gjatë veprimi deri në 2500 kilometra që mund të godasin thellë brenda Rusisë dhe të ndihmojnë Ukrainën të mbrohet.
Mbrëmjen e kësaj të premteje do të zbultohet nëse Uashingtoni do t’I japë Ukrainës raketat aq shumë të kërkuara, por sipas një ish oficeri të marinës amerikane që foli për BBC, kjo ka pak gjasa të ndodhë.
Ndërkohë, një ditë më parë Presidenti Amerikan Donald Trump me kërkesë të Moskës, mbajti një bisedë telefonike me Presidentin Rus Vladimir Putin, për të cilin tha se do ta takoj sërisht në Budapest, kryeqytetin e Hungarisë brenda dy javëve të ardhshme.
Kryeministri Hungarez Viktor Orban i cili konfirmoi se vendi i tij ka nisur përgatitjet për samitin Trump – Putin në Budapest. Dhe theksoi se presidetni rus nuk do të arrestohet nëse shkel në vendin e tij. Hungaria ka detyrim ligjor ta arrestojë Putin, pasi për të ka një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nga e cila Budapesti do të dalë zyrtarisht në qershor të vitit të ardhshëm. Megjithatë Orban dhe Putin kanë qenë aleatë këto vite dhe presidenti rus nuk do të arrestohet.
Moska nuk ka hequr dorë nga qëllimet e saj maksimaliste për marrjen e 4 rajoneve lindore të Ukrainës ndërsa trupat e saj vijojnë avancimin në frontin e betejës. Bashkimi Europian dhe Ukraina e kane bere te qarte se nuk mund te kete marreveshje paqeje mes Moskes dhe Kievit nese kjo marreveshje do te cenonte integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit Ukrainas. Nga ana tjeter Qendrimi I Shteteve te Bashkuara te Amerikes ka ndryshuar disa here pergjate ketij viti me Trump qe thote se per te shkuar drejt Paqes te dyja palet duhet te bejne leshimet e tyre