Ukraina ka paraqitur zyrtarisht kërkesën e saj për t’u anëtarësuar në aleancën e NATO-s.
Lajmi është bërë i ditur nga presidenti Volodymyr Zelensky.
Kujtojmë se sot Putin ka nënshkruar dekretin për aneksimin e katër rajoneve ukrainase, për të cilat më parë u bë edhe një referendum.
Rezultatet e referendumit por bashkimit me Rusinë nuk njihen nga Perëndimi.
Ndërkohë, kujtojmë se një nga arsyet që çoi në nisjen e agresionit ndaj Kievit, ishte pikërisht fakti që Moska nuk dëshironte NATO-n pranë kufijve të saj.
Postimi i Volodymyr Zelensky-t:
De fakto ne jemi në rrugën tonë drejt NATO-s. De fakto ne kemi provuar tashmë përputhshmërinë me standardet e Aleancës Transatlantike. Këto janë reale për Ukrainën, reale në fushë betejë dhe në të gjitha aspektet e ndërveprimit tonë.
Ne i besojmë njëri-tjetrit, e ndihmojmë njëri-tjetrin dhe e mbrojmë. Sot Ukraina po aplikon për ta bërë këtë fakt de-jure. Ndjekja e një procedure që përputhet me rëndësinë për të mbrojtur komunitetin tonë. Me një procedurë të përshpejtuar. Ne po bëjmë hapin tonë, duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në NATO në një mënyrë të përshpejtuar.
Pas referendumeve të rreme të zhvilluara në katër rajonet e Ukrainës, Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson, Kremlini bëri me dije se Presidenti Putin do të nënshkruajë një ligj për aneksimin e tyre.
Zëdhënësi Dmitry Peskov, tha se administratorët e rajoneve të emëruar nga Moska do të nënshkruajnë traktate për t’u bërë pjesë e Federatës Ruse.
Sipas zyrtarëve rusë, katër rajonet, të cilat përfaqësojnë rreth 15% të Ukrainës, votuan me shumicë për t’u bashkuar me Rusinë.
Këto rajone, formojnë një rrip të rëndësishëm tokësor midis Rusisë dhe Gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014.