Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur bindjen se Vladimir Putin dëshiron një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke sugjeruar se lideri rus “mban të gjitha kartat” në negociata.

Duke folur nga Zyra Ovale, Trump theksoi: “Mendoj se ata duan ta bëjnë”, por shtoi se nuk e kupton plotësisht qasjen e ukrainasve.

Ai paralajmëroi sanksione të reja ndaj Rusisë pas ofensivës së fundit ushtarake, por mbajti një ton pajtues ndaj Putinit. “Mendoj se ne ia dalim shumë mirë me Rusinë, por tani ata po bombardojnë pamëshirshëm Ukrainën”, tha Trump.

Ai gjithashtu argumentoi se arritja e një marrëveshjeje me Moskën është më e lehtë sesa me Kievin, duke shtuar: “E kam më të vështirë, sinqerisht, të negocioj me Kievin, sepse ata nuk i kanë kartat e duhura në duar”.