Kreu i Wagner, Yevgeni Prigozhin është varrosur ditën e sotme me një ceremoni private në Shën Petersburg.

Lajmi është bërë i ditur nga grupi merecenar Wagner, të cilët kanë ftuar këdo që do t’i japë lamtumirën liderit të tyre, t’u bashkohej në varrezat Porokhovskoye, në periferi të qytetit të Shën Petersburgut.

Kremlini lajmëroi më herët se Presidenti Vladimir Putin nuk do të merrte pjesë, teksa Presidenti rus mbetet ende si personi i parë që dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e liderit mercenar.