Mungesa e Vladimir Putinit nga skena publike për më shumë se një javë ka nxitur komente të ndryshme dhe spekulime lidhur me shëndetin dhe situatën e tij. Kjo ka përfshirë edhe një deklaratë të presidentit ukrainas, Volodimir Zelensky, gjatë një paneli në Konferencën e Sigurisë në Munich, ku ai tha se “shefit të Kremlinit nuk i ka mbetur shumë kohë”.
Fillimisht, komenti i Zelensky-t shkaktoi të qeshura në audiencë, por ai e shpjegoi më tej për Policito duke shtuar: “Unë jam më i ri se Putini… Ai nuk ka shumë kohë, e dini.” Edhe pse mund të kishte pasur një element humoristik në deklaratën e tij, Zelensky theksoi se kjo kishte një domethënie politike dhe se ishte diçka e rëndësishme për të theksuar.
Ky koment erdhi në një moment kur media raportoi për mungesën e vazhdueshme të Putinit nga publikimi i aktiviteteve të tij. Sipas Daily Mail, lideri rus ishte parë për herë të fundit më 5 shkurt gjatë një fjalimi të rëndësishëm, dhe mungesa e tij ka ngritur hipoteza mbi mundësinë e problemeve shëndetësore.
Në të kaluarën, mungesat e përkohshme të Putinit nga skena publike kanë shkaktuar spekulime të ndryshme, përfshirë ato për gjendjen e tij shëndetësore, por Kremlini ka hedhur poshtë këto teori, duke i quajtur ato të pabazuara.
