Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka bërë një deklaratë kontroverse në lidhje me luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë.

Reuter raporton se Belusconi tha se Putini u shty nga populli rus, nga partia e tij e nga ministrat e tij për të shpikur “operacionin special”.

Plani i Rusisë fillimisht ishte të pushtonte Kievin “brenda një jave”, të zëvendësonte presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy me “një qeveri me njerëzit e duhur dhe më pas të largohej javës tjetër”, shtoi ai.

Po ashtu, Berlusconi deklaroi se nuk e ka kuptuar se përse lufta u përhapën nëpër Ukrainë kur mund të kishin qëndruar, sipas tij, vetëm në Kiev.

“Unë as nuk e kam kuptuar pse trupat ruse u përhapën rreth Ukrainës, ndërsa në mendjen time ato duhet të kishin ngecur vetëm rreth Kievit.”- deklaroi ai.