Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë sot në ceremoninë e nisjes së nëndetëses së re bërthamore “Perm”, duke e cilësuar atë si një nga armët më të fuqishme të flotës detare ruse.
E ndërtuar nga kompania Sevmash pranë Murmanskut, “Perm” është nëndetësja e gjashtë e klasit Yasen dhe vjen me disa përmirësime teknike krahasuar me modelet e mëparshme. Ajo është e pajisur me raketa supersonike Zircon, të cilat kanë një rreze veprimi prej 900 kilometrash dhe aftësi për të shmangur mbrojtjen ajrore të kundërshtarit.
Gjatë vizitës së tij në Murmansk, Putin inspektoi gjithashtu nëndetësen bërthamore “Arkhangelsk” dhe objektet e Atomflot, të cilat menaxhojnë flotën ruse të akullthyesve. Ky zhvillim vjen në një kohë tensionesh të larta globale, duke përforcuar fuqinë detare të Rusisë.
🇷🇺 Putin has launched a new nuclear submarine Perm.
— Lord Bebo (@MyLordBebo) March 27, 2025
This is the sixth ship of the Yasen family of projects 885/885M, which is being built by PO Sevmash.
-> The vessel will become the first regular carrier of the Zircon hypersonic cruise missile. pic.twitter.com/1aJn5z6iHu
