Presidenti i Shteteve të Bashkuara shkaktoi shumë polemika me deklaratë ne tij, ku tha se “Putin nuk duhet të qëndronte më në pushtet”.

Në një dalje për mediet nga Shtëpia e Bardhë, Biden theksoi megjithatë se deklarata e tij nuk kishte te bënte me ndryshimin e regjimit në Rusi, më shumë se sa me një mendim personal të tij për shefin e Kremlinit.

“Nuk e bëra atëherë, dhe as tani nuk po e bëj, nuk fola për një ndryshim politikash. Por shpreha indinjatën morale që ndjeva dhe nuk kërkoj falje për këtë. Askush nuk beson se unë po flisja për rrëzimin e Putinit … askush nuk e beson këtë. Thjesht shpreha indinjatën time për sjelljen e këtij njeriu”.

Bideni tha se mesazhi i tij i drejtohej popullin rus.

Unë po flisja me popullin rus. Pjesa e fundit e fjalimit ishte biseda me popullin rus, kjo është vetëm një fakt i thjeshtë se kjo lloj sjelljeje është krejtësisht e papranueshme.Nuk më intereson se çfarë mendon ai. Ai do të bëjë atë që do të bëjë. Unë mendoj se ai po bën dicka që nuk është racionale”.

I pyetur për një takim të mundshëm me Putinin, Biden tha se kjo varet se për çfarë Putin kërkon që të flasin.