Pavarësisht se është përjashtuar nga Eurovisioni që prej vitit 2022 për shkak të pushtimit të Ukrainës, duket se Vladimir Putin nuk dëshiron që Rusia të mbetet jashtë atmosferës festive të muzikës ndërkombëtare.

Rusia, e cila ka marrë pjesë dhe madje ka fituar në të kaluarën në Eurovision, u përjashtua tre vite më parë.

Po atë vit, Ukraina fitoi konkursin me grupin Kalush Orchestra dhe këngën Stefania, ndërsa Britania e Madhe, e cila u rendit e dyta, organizoi edicionin e vitit 2023 për shkak të luftës në Ukrainë.
Për të kompensuar mungesën në Eurovision, Rusia ka vendosur të rikthejë garën e saj alternative – Intervisionin. Ky konkurs muzikor, i cili u krijua fillimisht në vitin 1965 si përgjigje e vendeve të bllokut lindor ndaj Eurovisionit, do të mbahet sërish në shtator të këtij viti.

Rusia duket se po kërkon të ruajë ndikimin e saj kulturor përmes këtij eventi, duke përfshirë vendet aleate dhe miqësore në një format që synon të rivalizojë Eurovisionin.