Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak, ka thënë se raketat ruse po godasin pandërprerë Ukrainën. Përmes një shkrimi në Twitter ai ka thënë se po goditën vazhdimisht qytetet Lutsk, Harkiv, Zhytomyr, Rivne si dhe Mariupoli.

“Rusia nuk ka më gjuhë, humanizëm, qytetërim. Vetëm raketa, bomba dhe përpjekje për të fshirë Ukrainën nga faqja e dheut. A i pëlqen kjo vërtet Evropës?”, ka pyetur Podoliak.

Ndërkohë presidenti Zelensky ne nje interviste te dielen u shpreh se Ukraina është e përgatitur të diskutojë miratimin e një statusi neutral si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, por ajo marrëveshje do të duhet të garantohet nga palët e treta dhe të vendoset në një referendum.