Sulmet ajrore ruse kanë shkatërruar pothuajse plotësisht një aeroport në qytetin perëndimor të Ukrainës, Ivano-Frankivsk. Ngjarja ka ndodhur këtë të diel dhe lajmi është konfirmuar nga kryetari i bashkisë së qytetit, Ruslan Martsinkiv.
BBC raporton se nga informacionet paraprake, nga ky sulm nuk ka viktima. Ndërkohë Martsinkiv ka shtuar se ky është sulmi i tretë në aeroport.
Kujtojmë se edhe më herët është raportuar për shpërthime në qytetin perëndimor, Ivano-Frankvisk.
“Ju kujtoj se qëllimi i armikut është paniku dhe frika”, ka thënë kryetari i bashkisë së qytetit.