Një plazh britanik është kthyer në “zonë lufte”, pas një zjarri të rastësishëm.

Plazhi Gyllyngvase është një nga pikat më të njohura të diellit në Flamouth, Britani. Por gjatë javës së fundit, është bërë një zonë e ndaluar me raportime për sulme, zjarrvënie dhe kaos të përgjithshëm.

Sipas gazetës lokale të lajmeve Falmouth Packet , kafenesë popullore Swanpool Beach iu vu zjarri, pasi dikush la një Barbekju njëpërdorimshe në një kosh druri, ndërsa zjarret e tjera të Barbecues bënë që shërbimet e urgjencës të ndërmerrnin veprime në shumë raste.

Policia lokale madje ka postuar në Twitter se është marrë me “shumë” incidente të sjelljes antisociale në zonë.

Pas zjarrit, një grup të rinjsh nisën të sulmon pushuesit, duke u vjedhur sende personale dhe duke i dhunuar. Policia ka ngritur alarmin, duke u këkruar njerëzve që ta shmangin këtë zonë.