Të paktën 22 persona kanë mbetur të plagosur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në rajonin e Ulyanovskut, rreth 900 kilometra në lindje të Moskë. Autoritetet lokale konfirmojnë se nuk ka viktima.
Sipas guvernatorit rajonal, Alexei Ruskih, shtatë vagona të trenit që lidhte Chelyabinsk me Moskën dolën nga shinat në një aksident që ndodhi në orët e para të mëngjesit.
Ngjarja u regjistrua pranë stacionit Briandino, rreth 70 kilometra nga Ulyanovsk. Ruskih bëri të ditur se ka shkuar vetë në vendngjarje për të ndjekur situatën nga afër.
Pamjet e transmetuara nga Vesti tregojnë disa vagonë të përmbysur pranë shinave, ndërsa zona ishte e mbuluar nga mjegull e dendur.
Ndërkohë, guvernatori i rajonit të Chelyabinskut, Alexei Teksler, deklaroi se dy persona kanë pësuar fraktura, ndërsa rreth 20 të tjerë, përfshirë një fëmijë, kanë marrë plagë të lehta. Ai theksoi se nuk ka viktima, duke korrigjuar një raport paraprak që fliste për vetëm 7 të plagosur.
Sipas Hekurudhat Ruse, në tren udhëtonin 412 pasagjerë. Informacionet e para për ngjarjen janë publikuar nga RIA Novosti.
