Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, tha se ambasadori iranian u thirr sot në ministrinë e tij, me qëllim që të shprehte protestën e qeverisë italiane për lëshimin e një droni kundër bazës britanike në Qipro.
Më hollësisht, kreu i diplomacisë italiane theksoi: “Pas asaj që ndodhi në Qipro, besoj se duhet t’i themi Iranit të jetë i kujdesshëm, sepse Qiproja nuk është përfshirë në asnjë mënyrë në operacione ushtarake. Ky është një vend që nuk është anëtar i NATO-s, por është anëtar i Bashkimit Evropian. Solidariteti evropian duhet të bëhet i qartë, i thashë Iranit të mos e përkeqësojë situatën”.
“Vendet evropiane nuk janë përfshirë, Italia nuk po merr pjesë në asnjë operacion ushtarak. Besoj se është e rëndësishme të kujtojmë këtë qëndrim tonin. Edhe nëse jemi kundër ndërtimit të çdo arme bërthamore dhe përdorimit dhe rritjes së raketave – të cilat mund të përdoren edhe kundër Evropës – ambasada jonë në Teheran ka mbetur e hapur. Ne vazhdojmë të flasim, por themi mjaft me reagimet që vetëm rrezikojnë të përkeqësojnë situatën, “mjaft” me sulmet kundër vendeve që nuk janë të përfshira në asnjë mënyrë, siç janë Emiratet dhe Qiproja”, përfundoi kreu i diplomacisë italiane.
Top Channel
