Një burrë ka ngritur në këmbë autoritetet Policore të Pirgos pasi qarkullonte gjatë natës, mes orës 2 deri në 5 të mëngjesit me sharrë në dorë.
Ai i shkonte pas qytetarëve, i armatosur me një sharrë, një shkop druri dhe një sëpatë.
Videoja e publikuar nga mediat greke tregon burrin duke hedhur xhaketën, në orët e para të së shtunës së kaluar dhe duke ndjekur qytetarët me një send që mban në dorë që duket si shkop.
Policia e ka identifikuar personin në fjalë, i cili është një i moshuar që vitet e fundit ka probleme psikologjike, ndërsa është duke u punuar për arrestimin e tij.