jë britanik ka dhënë pjesën teorike të provimit të patentës 128 herë, pa sukses. Shpenzimet për provimet arritën gati 3500 euro. Gjatë testit kontrollohen rregullat e trafikut dhe njohuritë për sjellje të sigurt në vozitje, përmes pyetjeve me zgjedhje të shumëfishtë dhe fragmenteve video ku duhet të identifikohen situatat e rrezikshme. Pasi të përfundohet pjesa teorike, vijon provimi praktik.
Të dhënat britanike tregojnë se rekordmeni në pjesën praktike e kaloi provimin vetëm pas 21 tentativash. Ndryshe nga ai, dy kandidatët e tjerë kanë dhënë pjesën praktike 37 herë pa sukses. Ndërkaq, shoferët e vendit tonë thyen më së shumti rregullat e trafikut tokësor, duke lënë pas vendet e rajonit ajo renditja e parë. Sipas një studimi për vitin 2024, në nivelin e rreptësisë, Shqipëria ka 26,94 pikë nga 100 në total, teksa Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova rezultojnë më të ashprat e rajonit.
Sa i takon Evropës, Danimarka është në vendin e parë për rreptësinë më të lartë në drejtimin e automjeteve, me 83,81 pikë nga 100. Ndërkaq, Norvegjia dhe Spanja pasojnë Danimarkën, respektivisht me 82,46 dhe 85 pikë. Shkalla e pikëve të rreptësisë nga 0 për vendin më pak të rreptë, deri te 100 për vendin më strikt, u llogarit duke renditur fillimisht dënimet e secilit vend sipas kategorive të ndryshme (si gjobat për shpejtësinë e lejuar, gjobat e drejtimit në gjendje të dehur, përdorimit të celularit etj.) në krahasim me vendet e tjera evropiane.



