Gjykata Ndërkombëtare e Hagës vendosi një ditë më parë për lirimin e përkohshëm të tij


Ish-kryeministrit i Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet të mbërrijë sot në Kosovë, pasi Gjykata e Hagës vendosi për lirimin e përkohshëm të tij deri në përfundim të procesit.


Vendimi  përfundimtar i gjykatës pritet të merret disa javë më vonë, gjithsesi ky hap paraprak dëshmon në një farë mase për dështimin e kësaj gjykate në vërtetimin e akuzave ndaj ish-liderit të AAK, për krime lufte kundër civilëve gjatë luftës së Kosovës



Mbërritja e Haradinajt në Prishtinë pritet të jetë nën masa të rrepta sigurie dhe pa praninë e mediave.


Ish-kryeministri kosovar do të jetë nën kujdesin e plotë të EULEX gjatë kësaj periudhe, përpara dhënies së vendimit përfundimtare të Gjykatës së Hagës, ndaj çdo shfaqje publike mund të shkonte në dëm të procesit dhe të lirisë së tij.

Haradinaj bashkë me dy luftëtarë të tjerë të UÇK janë akuzuar për krime lufte, ndërkohë që vendimi përfundimtar i Gjykatës Ndërkombëtare do të jepet më 25 e 26 qershor, ndërsa procesi pritet të mbyllet në muajin gusht.


10 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)