
Vetë njerëzit janë shkaktarët e çdo sëmundjeje apo virusi me të cilin na duhet të përballemi. Ky është përfundimi i arritur nga Organizata e Kombeve të Bashkuar që shprehet asgjë nuk është rastësi dhe se pandemia ishte tërësisht e parashikueshme.
Rritja massive e kafshëve nëpër ferma për pish, ka shkaktuar rritje të sëmundjeve zoonotike. Sipas departamentit mjedisor të OKB, Coronavirus mund ta ketë origjinën nga lakuriqët e natës.
OKB, shpjegon se sëmundjet zoonotike transmetohen nga kafshët vertebrore, si zogjtë, gjitarët, zvarranikët apo peshqit.
Kujtojmë që tek kjo kategori futet dhe virusi i Ebolas, me të cilin u përball Afrika kohë më parë e që sipas studimeve erdhi nga majmunët. MERS është një tjetër virus i lidhur me gamilet.
Raporti i OKB tregon se çdo vit, humbin jetën 2 milionë persona nga këto sëmundje, por duhet theksuar se shumica në vendet e varfra.