Në ditën e dytë të referendumit për ndryshimet kushtetuese në Itali, pjesëmarrja ka kaluar 46%.
Cesare Parodi dha dorëheqjen si president i Shoqatës Kombëtare të Magjistratëve, e më pas ndryshimet kushtetuese u propozuan nga kryeministrja Georgia Meloni. Ajo hasi në kundërshti nga opozita, ndërsa në këto ndryshime parashikohej ndarja e rolit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Sipas opozitës ndryshimet mund t’i japin kontroll qeverisë mbi sistemin gjyqësor. Sipas mediave italiane, nga rezultatet e para të sondazheve, 47%-51% kanë votuar Pro ndryshimeve kushtetuese, ndërsa 49%-53% kundër.
Top Channel
