Sekretari i Përgjithshëm Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka kritikuar dhunën e policisë hungareze ndaj refugjatëve. Ai ka thënë se është ndjerë i shokuar dhe një veprim i tillë ndaj azilkërkuesve është i “papranueshëm”, raporton BBC.
Një ditë më parë emigrantët u përleshën me forcat policore, në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë. Pala hungareze ka përdorur dhunë dhe gaz lotsjellës ndaj klandestinëve që kanë si synim lëvizjen e tyre drejt vendeve të BE-së, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër. Nga përleshjet mes palëve raportohet se kanë mbetur të lënduar 20 efektivë policie dhe dy emigrantë.
17 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)