Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmaur sërish NATO-n në një postim në Truth Social, pas hapjes së Ngushticës së Hormuzit. Pavarësisht se Keir Starmer dhe Emmanuel Macron thanë se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të udhëheqin një mision ushtarak mbrojtës për të mbrojtur anijet, Trump ka hedhur poshtë çdo ofertë ndihme nga aleatët e tij të NATO-s.
“Tani që situata e Ngushticës së Hormuzit ka mbaruar, mora një telefonatë nga NATO duke më pyetur nëse do të na duhej ndihmë. U THASH ATYRE TË QËNDROJNË LARG. Ata ishin të padobishëm kur ishte e nevojshme, janë një ‘Tigër prej letre’!” shkroi presidenti.
Kujtojmë se vendet evropiane të NATO-s kanë refuzuar vazhdimisht thirrjen e Trump që aleanca të ndihmojë në hapjen me forcë të ngushticës, të cilën Irani e mbylli në mënyrë pas fillimit të sulmit amerikan. Presidenti më parë paralajmëroi se NATO do të përballet me një “të ardhme shumë të keqe” nëse ata nuk do të mbështesin përpjekjet e SHBA-së.
