Një person ka humbur jetën në Abu Dhabi pasi mbetjet e raketave të ndërprera nga mbrojtja ajrore ranë në zonë, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve WAM, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas autoriteteve, viktima ishte një shtetas aziatik. Ministria bëri të ditur se forcat e mbrojtjes ajrore kishin ndërprerë “një numër” raketash balistike të lëshuara nga Irani, të cilat synonin baza amerikane në territorin e Emirateve.
Në deklaratë, sulmi u cilësua si “një përshkallëzim i rrezikshëm dhe një akt frikacak”, ndërsa theksohet se autoritetet po ndjekin nga afër situatën dhe mbeten në gatishmëri për çdo zhvillim të mëtejshëm.
