
Në Rusi në 24 orët e fundit ka pasur 1 015 vdekje të shkaktuara nga Covid-19.
”Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë”, raporton TASS, duke cituar të dhëna nga qendra e operacioneve antikoronavirus.
Sipas të dhënave zyrtare, 33 740 raste infektimi të reja u konstatuan gjatë ditës së fundit, ndërsa që nga fillimi i epidemisë rezultojnë 8 060 752.