Është rënduar bilanci i viktimave, nga masakra e ndodhur pasditen e sotme në Cetinjë të Malit të Zi.

Mësohet se Aco Martnoviç u ka marrë jetën 7 personave, mes tyre dhe dy fëmijëve, të cilët ndodheshin brenda tavernës ku ai qëlloi me armë. Sipas autoriteteve vendase, nga të shtënat është vrarë pronari i lokalit dhe familjarë të vetë Martinoviç.

Sipas njoftimeve zyrtare, pas kryerjes së krimit, Martinoviç është larguar i armatosur nga vendngjarja. Policia ka paralajmëruar publikun se i dyshuari është i armatosur dhe shumë i rrezikshëm, ndërsa operacionet për kapjen e tij janë në vazhdim.

Autoritetet kanë kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në arrestimin e tijt, duke theksuar rëndësinë e shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë për shkak të rrezikshmërisë së lartë të tij. Hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të këtij krimi vazhdojnë.