Një protestë me rreth 1000 të pranishëm është organizuar ditën e sotme në Modena të Italisë, pas incidentit tragjik të mbrëmjes së djeshme, ku 31-vjeçari El Koudri duke ecur me shpejtësi me automjetin e tij, mori para një turmë njerëzish.
Protesta është zhvilluar në shenjë solidariteti me 8 të plagosurit nga incidenti (4 prej të cilëve në gjendje të rëndë), si dhe në formë demonstrimi kundër dhunës (dyshohet se incidenti të ketë qenë i qëllimshëm dhe se shoferi të ketë pasur probleme psikike).
Ngjarja e rëndë bëri që edhe kryeministrja Giorgia Meloni të anulonte një vizitë ditën e sotme në Qipro dhe të udhëtonte nga Roma drejt Modenës, për të vizituar të lënduarit në spital.
