Një implant eksperimental i trurit ka demonstruar se është e mundur të deshifrohet “monologu i brendshëm i individëve të paralizuar, duke i përkthyer mendimet e tyre në fjalë”.
Kjo arritje e jashtëzakonshme, u mundësua nga një ekip nga Universiteti i Stanfordit (SHBA) dhe përfaqëson një përparim historik në ndërveprimin tru-kompjuter (BCI).
Deri më tani, pajisjet BCI mund të lexonin sinjale nervore që lidhen me lëvizjen ose përpjekjet fonatorike, por kjo pajisje shkon më tej: interpreton drejtpërdrejt fjalitë e imagjinuara, pa nxjerë personi një tingull.
Kjo arritje hap mundësi revolucionare për ata që kanë humbur aftësinë për të folur, por paraqet sfida të reja dhe shqetësuese etike dhe ligjore.
Çipi u implantua në rajonet mediale dhe ventrale të gyrusit precentral, i konsideruar si një lloj “pike e nxehtë e të folurit”, d.m.th., ato zona ku truri përpunon afërsinë e të folurit edhe nëse ai ende nuk është artikuluar plotësisht.
Pajisja është e aftë të interpretojë modelet nervore të lidhura me të folurit e brendshëm dhe t’i shndërrojë ato në tekst, me një fjalor deri në 125 mijë fjalë e një saktësi deri në 80% për disa fjali.
Krahasuar me sistemet konvencionale, të cilat kërkojnë përpjekjen fizike për të përkthyer një mendim në gjeste, kjo metodë kërkon më pak përpjekje dhe nuk mbështetet në muskuj ose frymëmarrje.