Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilluan një bisedë telefonike mbrëmjen e djeshme, e cila zgjati rreth 20 minuta dhe u cilësua si “konstruktive” nga burime zyrtare.

Sipas një zëdhënësi të Downing Street, dy liderët diskutuan mbi situatën në Lindjen e Mesme, me fokus të veçantë te nevoja për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një arterie kyçe për transportin global detar.

“U ra dakord se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është thelbësore për të garantuar stabilitetin në tregun global të energjisë”, deklaroi zëdhënësi, duke shtuar se palët kanë rënë dakord të vijojnë komunikimin edhe në ditët në vijim.