Koronavirusi është rikthyer fuqishëm në vendin e origjinës, aty ku shpërthey tre vite më parë. Pikërisht qyteti i Shangait po përjeton një valë të re të pandemisë, aq sa ka detyruar autoritetet të fusin në një regjim të rreptë karantine 26 milionë banorë të këtij qyteti.
Shanghai, një qytet me 26 milionë banorë në bregun juglindor të Kinës, është një qendër kryesore financiare dhe porti më i madh i kontejnerëve në botë. Masat e karantinës përfshijnë punën në distancë si dhe pezullimin e transportit publik.
Bllokimi, i cili filloi të hënën, është më i madhi i Kinës që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit më shumë se dy vjet më parë.
Deri më tani, autoritetet kineze i kishin rezistuar mbylljes së qytetit me pothuajse 26 milionë banorë për të shmangur destabilizimin e ekonomisë së dytë më të madhe në botë.
Qyteti do të mbyllet në dy faza gjatë nëntë ditëve ndërsa autoritetet kryejnë testimin e Covid-19. Qendra kryesore financiare ka luftuar me një valë të re infeksionesh për gati një muaj, megjithëse numri i rasteve nuk është i lartë sipas disa standardeve ndërkombëtare.