Ish-presidenti Donald Trump ka ngritur ditën e sotme një padi federale kundër Hillary Clinton dhe Komitetit Kombëtar Demokrat amerikan për shpifjen e “komplotit të pamendueshëm” që e lidhnin atë me “ndërhyrjen ruse” në fushatën presidenciale të vitit 2016.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se padia e ngritur në gjykatën e Florida, akuzon edhe të tjerë në grupin e fushatës së Clinton për fshehje të fakteve dhe mbrojtje të ish-sekretares së shtetit nga komploti.
Në padi thuhet ndër të tjera: “Para zgjedhjeve presidenciale 2016, Hillary Clinton dhe bashkëpunëtorët e saj orkestruan komplotin e pamendueshëm që ka shokuar ndërgjegjiet dhe është një ofendim për kombin tone”.
“Në bashkëpunbim me njëri-tjetrin të akuzuarit thurrën një narrativë të rreme duke supozuar se kundërshtari i tyre republikan Donald J. Trump, po bashkëpunonte me një sovraniteet të huaj armik”.
“Veprimet e mëtejshme të skemës së tyre false çuan në abuzim me organet e ruajtjes së rendit dhe me burimet kombëtare të të dhënave delikate, duke krijuar një situatë agjitacioni dhe subversioni që dhe skandali i Watergate do të dukej i zbehtë nëse merrej si krahasim.”
Padia e Trump shton se konspiracioni ishte “ideuar, kooordinuar dhe realizuar nga zyrtarët më të lartë të fushatës së Clinton, përfshi dhe vetë kandidaten.”
Trump është akuzuar shpesh nga demokratët dhe fushata e Clinton për konspiracion me Rusinë në fushatën e 2016, që ishte dhe objekti i një procedure të dështuar për largimin e tij nga posti kur ishte president i vendit.